RTSH 24 Live

Sociale

Dhurim i ulët vullnetar për gjak - Në spitalin e Korçës, në 5 muaj vetëm 143 dhurime të tilla

08/05/2024

Dhurim i ulët vullnetar për gjak - Në spitalin e Korçës, në 5 muaj vetëm 143 dhurime të tilla

8 maji shënon ditën Botërore të Talasemisë, që i referohet një sëmundje gjenetike të gjakut e cila prek me miliona fëmijë në botë. Kjo është një sëmundje zakonisht e trashëguar nga prindërit dhe ka lloje të ndryshme të trajtimeve të saj, në bazë të formës së sëmundjes. Një prej tyre është përmes transfuzionit të gjakut, ndaj dhe një apel që vjen në ditën botërore të talasemisë, është dhuroni gjak, shpëtoni jetë.

Herë pas herë edhe studentë të Infermierisë angazhohen në nisma vullnetare dhurimi.

Në bankën e gjakut pranë Spitalit Rajonal në Korçë, prej fillimit të vitit janë shënuar rreth 500 dhurime, prej të cilave vullnetare 143, çka tregon se ende është i ulët numri i atyre që dhurojnë vullnetarisht.

/rtsh/