RTSH 24 Live

Sociale

Hedhje me parashutë në Vlorë - 100 garues në aktivitetin e “Albania Open Air“ më 8-11 maj

08/05/2024

Hedhje me parashutë në Vlorë - 100 garues në aktivitetin e “Albania Open Air“ më 8-11 maj

Hedhja me parashutë, aktiviteti i përvitshëm Albania Open Air , ka mbledhur në Vlorë turistë të shumtë, pjesë e garës mbushur me adrenalinë.  Ky turist ka Sllovenia ka udhëtuar për tre ditë me radhë për më shumë se 1 kilometër, për të mbërritur në qytetin bregdetar.

“E vendosa që vjet për të qenë pjesë e garës, që këtë vit shënon 25 vjetorin. Kam marrë pjesë dhe 7 herë të tjera. Vendosa të udhëtoj me biçikletë, duke bërë mbi 340 kilometra në ditë. Nuk ishte e vështirë, se në mendjen time ishte Vlora dhe ky event i mrekullueshëm”, tha turisti.

Në mbështetje të gruas , pjesë e konkursit që këtë vit do të mbahet nga data 8 deri më 11 maj, është dhe ky turist nga Sllovenia.

“Gruaja ime e pëlqen shumë, natyra e bukur dhe ka plot gjëra për tu parë, njerëzit janë gjithashtu shumë miqësorë. Është ndryshe nga Sllovenia, gjërat janë më natyrale më bio”, tha një tjetër turist.

Një tjetër turist nga kontinenti evropian i bashkohet për herë të parë hedhjes me parashutë nga ajri

“Vij nga Polonia, për herë të parë këtu në Shqipëri. Mendoj që do kemi një garë të mirë“, tha turisti.

Kjo turiste nga Franca tregon se pret me padurim organizime të tilla.

“Vij nga Franca, është e katërta herë që vij në Shqipëri. Dhe çdo herë e më shumë është më mirë. Më pëlqen organizimi këtu, çdo është shumë bukur këtu”, tha turistja franceze.

Pjesë e aktivitetit të parashutizmit nuk mungojnë turiste qe vijnë për here te pare si pushues nga Anglia.

“Zgjodha këtë vend për të festuar ditëlindjen time bashkë me miqtë. Do të hidhemi me parashuta, do të bëjmë zhytje si dhe lundrim me anije”, tha turisti.

Për organizatorin Alket Islami që organizon për herë të 25 Albania Open thotë se ky aktivitet është një mundësi promovimi.

/rtsh/