RTSH 24 Live

Sociale

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq

08/05/2024

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq

Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe kremtohet në mbarë botën në moton “Kudo për këdo” nga Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, pjesë e së cilës janë 190 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milionë vullnetarë.

Në vitin e 95 vjetorit të themelimit të tij Kryqi i Kuq Shqiptar e kremton këtë ditë me dy veprimtari mjaft të rëndësishme që janë: Fushata për promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq që finalizohet me Ekspozitën kombëtare të vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” dhe Konkursin kombëtar të Ndihmës së Parë.

E ftuar në studion e RTSH 24, Manjola Syknej, koordinatore e programit “Rinia dhe edukimi humanitar” u shpreh Kryqi i Kuq Shqiptar synon gjithmonë të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Kryqi i Kuq Shqiptar duke u bazuar në parimet themelore dhe mbi strategjinë që ai ka, synon gjithmonë që të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ka grupet përfituese të cilat i ndihmon në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor dhe këto aktivitete apo veprimtari në ndihmë të njerëzve ti shtojë, ti përmirësojë dhe njëkohësisht kemi dhe veprimtari të tjera në kuadër të ndryshimeve të situatave që ndodhin në botë,” u shpreh Syknej.

/rtsh.al/