RTSH 24 Live

Politikë

Rama takon zv.sekretarin amerikan, ambasada: Integrimi në BE me rëndësi jetike

22 orë para

Rama takon zv.sekretarin amerikan, ambasada: Integrimi në BE me rëndësi jetike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot (8 janar) në Tiranë me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se në takim u diskutua mbi rëndësinë “jetike” të integrimit të Shqipërisë në BE.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar mbështetjen që vendi ynë i dha refugjatëve afganë dhe Ukrainës, ndërsa përgëzuan për përzgjedhjen e Shqipërisë për një marrëveshje kompakte me MÇ

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MÇ, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

/rtsh.al/