RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Shumë shpejt nis vaksinimi masiv!

23/02/2021

Rama: Shumë shpejt nis vaksinimi masiv!

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se vaksinimi është një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për të filluar çlirimin e vendit. E vetmja armë për të shpëtuar nga “ky armik që merr jetë vazhdimisht” është vaksina tha zoti Rama në konferencën për shtyp të martën. "Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtë, jemi shumë afër ... dhe mezi pres të them fjalën e fundit" tha kryeministri Rama.
"Është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthyer vendin në një vend pa COVID" tha zoti Rama ndërsa i cilësoi si frymëzuese atë çka po ndodh në vende si Izraeli dhe Britania e Madhe. "Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithçka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, tha zoti Rama.
Aktualisht Shqipëria ka vaksinuar mbi 5000 persona. Ata janë anëtarë të trupës mjekësore në luftën antikovid dhe banorë të shtëpive të pleqve.
Autoritetet kanë pranuar vështirësitë në furnizimin me vaksina,  prania e të cilave po shtohet gati çdo javë.