RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama publikon pamje nga Darzeza e Fierit: Perla e Adriatikut po përgatitet për sezonin veror

08/05/2024

Rama publikon pamje nga Darzeza e Fierit: Perla e Adriatikut po përgatitet për sezonin veror

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga Darzeza e Fierit e cila sikurse bën me dije kreu i qeverisë, po përgatitet për sezonin veror.

MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë kryeministri bëri me dije se gjatë tre muajve të parë të 2024-ës, në Shqipëri kanë hyrë 1.7 milionë turistë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Kujtojmë se viti 2023 u mbyll me 10 milionë turistë të cilët kishin vizituar vendin tonë.

/rtsh.al/