RTSH 24 Live

Politikë

Rama-opozitës: Porti aktual i Durrësit si në mesjetë! Projekt historik, 8 miliardë euro vlera në PBB

24/11/2022

Rama-opozitës: Porti aktual i Durrësit si në mesjetë! Projekt historik, 8 miliardë euro vlera në PBB

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra në Kuvend lidhur me akuzat e opozitës për Portin e Durrësit. Teksa nxjerr foton e Portit të Durrësit nga koha kur qeveriste PD, Rama deklaron se është një skandal mjedisor dhe një plagë urbane që nuk ka lidhje me Europën dhe vizionin e Shqipërisë së 2030-ës.

Që të jemi të qartë se për çfarë do flasim sot. Një port si në mesjetë. Ku tregtohet krom, në zemër të qytetit. Ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalben mjetet e vdekura lundruese, ku shtrihen mijëra metra katrorë ferra dhe ndryshe. Dhe qytet turistik. Kur ju dëgjon ju dhe sheh këto pamje e kupton se jeni shqetësuar, ju jeni fiks si këto  Ky port është një skandal mjedisor një gërhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash në Durrës. Kjo zonë e mbetur kancerogjene është ndërfaqja e sotme e asaj zonës së deridjeshme të qytetit të dytë më të madh të malit me plehra të zhdukur tanimë në Porto Romano.  S’ka lidhje me Evropën dhe standardet e saj dhe me vizionin e Shqipërisë së 2030 do zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë”, tha Rama, teksa e ka cilësuar projektin e Portit të Durrësit si një ndër investimet më të mëdha të huaja në vend.

Sipas Kryeministrit Shqipëria ka 110 vite që është lodër për anadollakët dhe levantinët, por kjo sipas tij do të marrë fund falë projektit të ri që do ngrejë peshë vlerën marramendëse të Durrësit.

Sot Durrësi ka fituar një ekopark fantastik nga zhdukja e atij malit me plehra. Ne na ka sjellë në këtë ditë, ku personalisht jo vetëm si kryeministër por dhe deputet i DR po numëroj orët deri sa të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë që do e kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë në një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut. Kjo është dhe dita për tu dhënë disa përgjigje zëvendësve të rinj të një mallkimi, poshtërsie të vjetër që përndjek si hije këtë vend që prej 1912. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët dhe levantinët që ndryshojnë fytyrë por janë shëmbëlltyra e të njëjtit mallkim të vjetër.

'Po na marrin Portin antik për ta falur tokën te një kompani pa emër, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriq që pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiç përmes Alabarit'. 

Port turistik spektakolar me Mesdheun, negociata të stërgjatura. Janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim papushim për ato që donim deri në fund. Edhe në historinë e rajonit tonë që sipas fazave dhe blloqeve të zhvillimit, këtij investimi do e impaktojnë GDP 1.2-1.8 %.  Në një 10 vjeçar do jetë një motor 8 miliardë euro dhe do ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Për herë të parë është garantuar imuniteti i pronës publike nga çdo mundësi hipotetike cenimi. Kontrata parashikon se në rast moszbatimi nga investitori shkohet deri në marrjen e gjithçka me zero pagesë nga shteti dhe nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet për financimin e projektit dhe kjo është hera e parë që nuk lejohet. Këto janë vetëm disa nga detajet e një kontrate që jam shumë krenar që e sjellim për miratim në këtë Kuvend”, tha Rama.

/rtsh.al/