RTSH 24 Live

Politikë

Rama nga Durrësi: Duhet të bëjmë transformimin përfundimtar të Kadastrës! 

26/05/2023

Rama nga Durrësi: Duhet të bëjmë transformimin përfundimtar të Kadastrës! 

Kryeministri socialist Edi Rama ka premtuar transformimin përfundimtar të Kadastrës Shqiptare, atë që ai e ka quajtur "banka" e pronave të shqiptarëve. 

"Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar" tha ai nga Durrësi gjatë turit të falenderimeve me rastin e fitores së PS  në zgjedhjet lokale të 14 majit. "Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. Kadastra nuk është pronë e deputetëve, këshilltarëve, zyrtarëve, por është Banka e pronave. Ne nuk mund ta lëmë të pambaruar ose të vazhdojë edhe nja 10 vjet tjera sa të mbarojnë gjithë kushërinjtë dhe gjithë miqtë" tha zoti Rama. 

"Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë" përsëriti ai idenë tashmë të njohur se vetëm PS mund ta transformojë pozitivisht Shqipërinë. "Ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye" ironizoi zoti Rama opozitën. "vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë” tha kryetari dhe kryeministri socialist Edi Rama.

 

/ rtsh.al /