Ndërsa në Budapest po mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama dhe disa udhëheqës shteti diskutuan të enjten për zhvillimet ndërkombëtare.
Në mbledhjen kokë-më-kokë morën pjesë presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kreu i shtetit të Qipros, Nikos Christodoulides.
Takimi u reflektua me postime edhe në rrjetet sociale nga zëdhënësit e liderëve pjesëmarrës.
Komuniteti Politik Europian bëri bashkë në Hungari krerët e 47 shteteve.
Në agjendën e diskutimeve u shtruan çështje si konkurrueshmëria e Bashkimit Europian, qëndrimet gjeopolitike të Europës përballë kërcënimeve dhe mbrojtja e kontinentit.
Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre edhe për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domethënia e tyre në fushën politike të BE-së.
/rtsh.al/