Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një paketë të re me furnizime ushtarake për Ukrainën, një arsenal me mina që dy aleatët shpresojnë se do të ngadalësojë avancimin e këmbësorisë ruse në vend.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve "Reuters" se marrëveshja është që minat të përdoren në territorin ukrainas dhe jo në zona të populluara me civilë. Rusia i përdor minat që prej nisjes së luftës në shkurt 2022, por konventat ndërkombëtare e ndalojnë përdorimin e tyre për shkak të rrezikut ndaj civilëve.
Uashingtoni ka siguruar se arsenali i ri do i dorëzohet shpejt palës ukrainase.
Ndërkohë ambasada amerikane në Kiev njoftoi se "ka marrë informacione për një sulm ajror të madh më 20 nëntor", ndaj godina do të qëndrojë mbyllur dhe punonjësit e ambasadës apo qytetarët amerikanë janë udhëzuar që të mbrohen në godinat e posaçme.
Gjatë natës si Ukrainë, edhe Rusia raportuan sulme të ndërsjella me dronë në territoret e tyre.
Furnizimi me makina vjen në kohën kur SHBA-ja po ashtu miratoi dhënien e raketave vendase ATACMS për të goditur në brendësi të Rusisë në një distancë qindra kilometra larg.
Moska ka paralajmëruar se një sulm me raketat amerikane do e "përshkallëzonte" konfliktin. /AJ, BBC
/rtsh.al/