RTSH 24 Live

Politikë

Rama flet për mediet italiane: Engjëll Agaçi, “viktimë” e sulmit të baltës. Nuk i përdori përgjigjet e tij

24/04/2024

Rama flet për mediet italiane: Engjëll Agaçi, “viktimë” e sulmit të baltës. Nuk i përdori përgjigjet e tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me investigimin e Rai 3 për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, ku është shprehur se ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, Engjëll Agaçi, është viktimë e një "sulmi prej balte".

Në intervistë për emisionin “Metropolis” në La Repubblica, kryeministri deklaroi se gazetari italian ka gënjyer në dokumentarin e tij dhe se nuk i ka përdorur përgjigjet e Agaçit.

Jo vetëm që gazetari ka gënjyer hapur dhe në mënyrë flagrante duke thënë se nuk ka marrë përgjigje, i ka marrë dhe nuk i ka përdorur përgjigjet e Agaçit. Jetojmë në një botë ku varianti i tjetrit nuk është më një rregull që duhet zbatuar. Gënjeu. Tha se nuk kishte marrë përgjigje. I kanë shkuar me shkrim,” u shpreh Rama. 

Sipas Ramës, Engjëll Agaçi ka bërë avokatin penalist pasi ka mbërritur në Itali për të ndjekur ëndrrat e veta “më rezulton se avokatët penalistë mbrojnë persona që janë edhe kriminelë”.

Si e di ai që unë kam telefonuar për t’u ankuar. Unë nuk ankohem kurrë sepse nuk bën pjesë në mënyrën si i shoh gjërat, kërkova kontaktin e drejtorit sepse nuk dija kujt ti drejtohesha. Ia kërkova një sërë miqsh dhe njëri ma dërgoi kontaktin.

Fakti është se mora në telefon jo për t’u ankuar. Ka shumë për t’u ankuar për këtë emision, por kërkova ti flas për të ekspozuar diçka shumë të rëndë, fakti që i është thënë publikut se është kërkuar, më shumë se njëherë versioni i viktimës së këtij sulmi balte që është Agaci. Ky version nuk mbërriti kurrë. Të nesërmen u shfaq për të rikonfirmuar të njëjtën gjë dhe për të shfaqur zemërim,” deklaroi Rama.

/rtsh.al/