RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Ballkani peng i nacionalizmave në BE!

14/09/2021

Rama: Ballkani peng i nacionalizmave në BE!

Kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti të martën në Tiranë se rajoni është peng i nacionalizmave në BE. “Ne jemi peng i nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi asnjë qeveri nacionaliste, por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi I djathtë ndikojnë në vendimarrjen e qeverive të moderuara. Edhe kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend" tha zoti Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai vlerësoi se Merkel i shpëtoi nderin Europës për refugjatët që vijnë nga Siria edhe në këtë aspekt presioni i brendshëm nuk është bërë peng i politikës së jashtme.