Irani lëshoi mbrëmjen e kësaj të marte, një breshëri raketash ndaj Izraelit. I ftuar në emisionin “3D”, eksperti Ergys Muzhaqi e konsideroi në avantazh shtetin Izrael për vetë faktin që siç ai thekson ka një sistem mbrojtës që merr masa kundrejt çdo lloj sulmi.
“Ka disa muaj që vazhdojnë përplasjet e tyre. Padyshim që e shikoj që Izraeli është në një avantazh të qartë, të padiskutueshëm, madje do të thoja aspak proporcional me palët që e rrethojnë. Është shumë e qartë që Izraeli me gjithë qëndrimin e tij, për sa i përket teknikave të luftës është më i mbrojtur, Ka një ushtri moderne të kompletuar. Ka një sistem mbrojtës që merr masa kundrejt çdo lloj sulmi. Ka ushtrinë dhe trupat gati për çdo lloj sulmi”, tha Muzhaqi.
/rtsh.al/