RTSH 24 Live

Aktualitet

Qeveria 160 milionë lekë Federatave Sportive, shpërblehen sportistët elitarë

18/05/2022

Qeveria 160 milionë lekë Federatave Sportive, shpërblehen sportistët elitarë

Qeveria ka miratuar mbështetjen financiare prej 160 milionë lekësh ndaj Federatave Sportive dhe sportistëve në litarë. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pas mbledhjes së Këshillit yë Ministrave. Kushi ka njoftuar para mediave se me anë të mbështetjes financiare prej 160 milionë lekësh ndaj Federatave Sportive, do të shpërblehen edhe sportistët që kanë fituar medalje në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria ka miratuar një mbështetje financiare 160 mln lekë për federatat sportive dhe sportistët në litar. Qëllimi është që të garantohet mbështetja për vazhdimësinë e aktiviteteve sportive nga Federatat Sportive. Do shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohet në arenën ndërkombëtare. Qëllimi i këtij vendimi është që të garantohet mbështetja për vazhdimësinë e aktiviteteve sportive nga Federatat Sportive. Buxheti fillestar i akorduar për federatat ishte i pamjaftushëm për të plotësuar të gjitha nevojat e tyre, për të marrë pjesë në kampionate qofshin këto ballkanike, europiane apo botëore. Para pak muajsh kemi marrë një vendim në Këshillin e Ministrave për trajtimin dhe shpërblimin e sportistëve elitarë. Që do të thotë sot, sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë vlerësohen njësij si sportistët e vendeve të BE. Ne do mundësojmë që nesër që të mund t'i shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar. Sportistët që fitojnë statusin elitar nëpërmjet këtij buxheti, shtesë në buxhetin e federative do mundësojmë që të shpërblehen sportistët që na kanë nderuar në arenën ndërkombëtare. Trajtimi dhe shpërblimi i sportistëve elitarë, do shpërblehen njësoj si sportistët e BE”, tha Kushi.

/rtsh.al/