Jetmir Kada nga fshati Shumat vjen çdo ditë që në orën 5 të mëngjesit në hyrje të ujit të ftohtë, për të shitur produktet e baçes së tij.
40-vjecari shprehet se këto produkte janë kurative, ku pjesa më e madhe e njerëzve që vijnë tek uji ftohtë në këtë zonë i marrim për shërim. Me këtë punë ai mban të gjithë familjen, gjatë gjithë sezoneve ai ndërron vendet, në Pazar, në lligja e shumë vende të tjera.
Më e kërkuara është qepa e Dibrës thotë ai, pasi ka një interes të madh jo vetëm në zonat e Dibrës, por edhe në Tiranë konsumet shumë. Tregtarë me produkte të vendit ndeshim shpesh në rrugët e fshatrave e qyteteve, ku kohëve të fundit është rritur interesi mjaft për to.
/RTSH/