RTSH 24 Live

Aktualitet

Qendra e emigrantëve në Gjadër, La Repubblica: Kontigjenti italian më 20 gusht në Shqipëri

06/08/2024

Qendra e emigrantëve në Gjadër, La Repubblica: Kontigjenti italian më 20 gusht në Shqipëri

Shtyhet hapja e kampit në Gjadër. La Repubblica ka publikuar këtë të martë (2 gusht) një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se kjo do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit.

"Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së paraburgimit në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, ndërsa i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme do të jetë më 1 shtator", thuhet në artikull.

Po ashtu, nisja e kontingjentit të parë prej 500 burrash, përfshirë polici, karabinierë dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë është planifikuar gjithashtu për 20 gusht.

Në zonën e Gjadrit, kompanitë që po punojnë për ndërtimin e qendrës së paraburgimit për azilkërkuesit, CPR dhe burgu i vogël, për të cilat ka ende punë mbi urbanizimin.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t'u pranohet kërkesa për azil.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

/rtsh.al/