Të hënën shoqëria civile dhe prindër të shkollës të nxënësve “Fan Noli” ku u vra 14 vjeçari Martin Cani do të mbajnë protestën e dytë me apelin e dhënies së drejtësisë si dhe mbajtjen përgjegjës së personave që nuk e parandaluan ngjarjen. Pika kryesore e tyre është dorëheqja e ministres së Arsimit.
Shoqëria Civile i kërkon dorëheqjen Ministres së arsimit Ogerta Manastirliut. Dy ditë para mbajtjes së protestës së dytë e nxitur nga ngjarja e rendë e vrasjes me thikë të 14 vjeçarit pranë shlkollës Fan Noli, organizatori lexoi kërkesat që sipas tij janë edhe të prindërve të kësaj shkolle.
Drejtësinë për Martin Canin , shoqëria civile dhe prindërit do ta kërkojnë të hënën në orën 17 në një tjetër protestë. Ata bëjnë përgjegjës mungesën e masave efektive për sigurinë në shkolla dhe kojnë veprime konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.
/rtsh.al/