RTSH 24 Live

Aktualitet

Qarkullonte me armë në makinë, policia arreston 38-vjeçarin në Tiranë

05/10/2022

Qarkullonte me armë në makinë, policia arreston 38-vjeçarin në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 38-vjeçari A.P., është ndaluar në bulevardin "Migjeni” dhe pas kontrollit i janë gjetur 2 pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak  të cilat janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin "Migjeni", një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi". Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  - A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin "Migjeni", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak”, njofton Policia.

/rtsh.al/