RTSH 24 Live

Botë

Putin: Sanksionet na bëjnë më të fortë. Falenderoj Kinën dhe Indinë për mbështetjen gjatë rebelimit të Wagnerit

04/07/2023

Putin: Sanksionet na bëjnë më të fortë. Falenderoj Kinën dhe Indinë për mbështetjen gjatë rebelimit të Wagnerit

Nga Samiti i SCO, Presidenti i Rusisë i dërguar një mesazh sfide Perëndimit, duke thënë se sanksionet e bëjnë vendin më të fortë.

"Rusia i kundërshton të gjitha këto sanksione, presione dhe provokime të jashtme dhe vazhdon të zhvillohet si kurrë më parë”, tha Putin.

Putin falënderoi mbështetësit nga vendet e SCO që kur grupi mercenar i Wagner organizoi një rebelim jetëshkurtër në fund të qershorit.

“Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi, Kinën dhe Indinë që shprehën mbështetjen për veprimet e udhëheqjes ruse për të mbrojtur rendin kushtetues dhe jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha ai në samit.

Putin shtoi se më shumë se 80% e tregtisë midis popullit kinez dhe rus ishte në rubla dhe juanë dhe u kërkoi anëtarëve të tjerë të SCO-së të ndiqnin të njëjtin proces.

Ai përshëndeti gjithashtu kërkesën e aleatit rus Bjellorusi për t'u bërë një anëtar i përhershëm i SCO në samitin e ardhshëm, sipas BBC. 

Kina, Rusia dhe katër vende të Azisë Qendrore formuan SCO-në në vitin 2001 si një kundërmasë për të kufizuar ndikimin e Perëndimit në rajon. India dhe Pakistani u bashkuan në 2017.

Grupi është bërë më i rëndësishëm për Rusinë dhe Kinën pasi marrëdhëniet e tyre me Perëndimin janë përkeqësuar.

Ekspertët thonë se potenciali i grupit nuk mund të nënvlerësohet, pavarësisht ekzistencës së forumeve më të shquara si Brics, G20 dhe G7.

SCO përbën rreth 40% të popullsisë së botës dhe më shumë se 20% të PBB-së globale. Me përfshirjen e Iranit, ai do të kontrollojë rreth 20% të rezervave botërore të naftës.

/rtsh.al/