RTSH 24 Live

Politikë

Kuvend, rrëzohet lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

27/06/2024

Kuvend, rrëzohet lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

Kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorë nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme të deputetëve për tu bërë pjesë të këtyre dy institucioneve.

Lista me kandidatët për në KLP, e paraqitur në Kuvend për votim, mori vetëm 62 vota, 4 kundër, ndërsa 4 deputetë abstenuan.

Kurse lista e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve, mori 61 vota pro, 10 abstenim dhe 2 kundër. Kuvendi do të përsëris procedurat për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së do të përsëriten duke filluar nga nën komisioni parlamentare, me emra të tjerë të propozuar nga radhët e avokatëve. 

/rtsh.al/