RTSH 24 Live

Politikë

Bruksel- Zhvillohet takimi i 12-të i Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike

28/06/2024

Bruksel- Zhvillohet takimi i 12-të i Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike

Në Bruksel është mbajtur takimi i 12-të i Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike BE – Shqipëri. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh se në platformën kryesore Shqipëri-BE për të çuar përpara Reformën e Administratës Publike, u ndal tek të gjitha hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të mirëqeverisjes.

Pirdeni falënderoi zyrtarët e DG NEAR dhe institucioneve të tjera të BE-së, që, theksoi se, “me shumë përkushtim na bashkëshoqërojnë në përmbushjen e sfidave të Reformës së Administratës Publike, si kusht themelor i rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në familjen”.

/rtsh.al/