RTSH 24 Live

Aktualitet

Matura Shtetërore 2024, publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

30/06/2024

Matura Shtetërore 2024, publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

Ministria e Arsimit ka informuar se janë publikuar notat e provimit të lëndëve me zgjedhje.

Provimi i lëndëve me zgjedhje i cili u zhvillua me 24 qershor ishte i fundit për maturantët.

Sipas të dhënave të publikuara, provimin me zgjedhje e kanë kryer në tërësi 26, 537 maturantë ku 630 maturantë kanë marrë notën 4 ndërsa 306 kanë marrë notën 10-të.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare 7.51. 

Më herët gjatë këtij muaji, maturantët iu nështruan edhe provimeve të Gjuhës së Huaj, Letërsisë. Pas pëmbylljes së maturës Shtetërore, për maturantët nis një fazë tjetër po aq e rëndësishme, siç është aplikimi për pranimet e reja në universitete që nis me plotësimin e formularit A2 dhe përzgjedhja e degëve të studimit.

Për të parë notën klikoni këtu:

/rtsh.al/