RTSH 24 Live

Aktualitet

Pukë- Vijon megaoperacioni policor kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

28/06/2024

Pukë- Vijon megaoperacioni policor kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.  Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në fshatin Gojan i Vogël dhe asgjësohen, 183 bimë cannabisi.  Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

"Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.  Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.  Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.", njofton policia. 

/rtsh.al/