RTSH 24 Live

Aktualitet

Publikohen pamjet, momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet barbarisht nga 3 autorët

29/05/2024

Publikohen pamjet, momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet barbarisht nga 3 autorët

Janë publikuar pamjet e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure (29 maj) në Tiranë. Tre autorët, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj kanë sulmuar Mëngjesin teksa ky i fundit ishte para një kopshti në zonën e ish-Bllokut.

Sikurse mund të shihet edhe në video, ata e rrëzojnë avokatin përtokë dhe fillojnë ta godasin barbarisht me grushte e shqelma.

Policia ka zbardhur ngjarjen, teksa ka shpallur në kërkim Drivald Alian dhe Elton Kasajn dhe Romario Tabaku, ky i fundit largoi autorët nga vendi i ngjarjes, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Mëngjesi ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

/rtsh.al/