Kyetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje, ndërsa SPAK lajmëroi nisjen e një procedimi penal.
Me anë të një psotimi në rrjetin social Facebook, Gjici shprehet se ka rënë në kurth, ndërsa shton se nuk mund të mbaj më postin që iu besua më 14 maj, pasi ka tradhëtuar besimin e qytetarëve.
"Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video" shkruan Gjici në rrjetet sociale. "Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve" shkruan ish kreu i Bashkisë së Kukësit.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth.
Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!" përfundon statusi i ish kryetarit të bashkisë Safet Gjici.
/rtsh.al/