RTSH 24 Live

Teknologji

Prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake shqiptare do të prezantohet në Paris

24/05/2024

Prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake shqiptare do të prezantohet në Paris

Kompani shqiptare TIMAK, po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, “Made in Albania”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vizituar kompaninë ku u prit nga drejtuesja e saj Arjeta Puca-n.

Pritet që pas 3 javësh, në Paris, në panairin “Eurosatory” të prezantohet me sukses ky produkt shqiptar.

Zoti Peleshi vlerësoi faktin që "një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake”.

“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual.  Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë" tha ministri Peleshi. 

Sipas tij mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri. 


/ rtsh.al /