RTSH 24 Live

Botë

Protesta të dhunshme në Kenia kundër pr.ligjit për rritjen e taksave, 5 viktima dhe 40 të plagosur

26/06/2024

Protesta të dhunshme në Kenia kundër pr.ligjit për rritjen e taksave, 5 viktima dhe 40 të plagosur

Projektligji për rritjen e taksave nxiti protesta të dhunshme në Kenia, të cilat përfunduar në vdekjen e të paktën 5 protestuesve.

Mijëra qytetarë u ngritën në protestë kundër projektligjit për rritjen e taksave, ndërsa tentuar hyrjen me dhunë në Parlament, pas votimit të këtij pr.ligji nga ligjvënësit.

Policia u kundërpërgjigj ndaj protestuesve duke vrarë 5 persona e duke plagosur rreth 40 të tjerë.

Shoqata Mjekësore e Kenias dhe disa OJQ të tjera bën me dije se 13 nga të plagosurit janë qëlluar me plumba të vërtetë.

 “Pavarësisht garancisë nga qeveria se e drejta për tubim do të mbrohej dhe lehtësohej, protestat e sotme janë shndërruar në dhunë,” thanë grupet.

Presidenti Kenian William Ruto tha se siguria e kenianëve është "përparësia e tij më e madhe".

Pak para fjalimit të Rutos, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për përmbajtje në Kenia nga policia dhe forcat e sigurisë dhe u bëri thirrje protestuesve të jenë paqësorë.

/rtsh.al/