RTSH 24 Live

Aktualitet

Protesta e PD, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet, ndiqni udhëzimet e autoriteteve

07/07/2022

Protesta e PD, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet, ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Teksa Partia Demokratike përgatitet për protestën e orës 19:00 para Kryeministrisë, Ambasada Amerikanë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin turmat.  Ambasada shkruan se protestat kanë potencial që të përhapen përreth duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe mbyllje të rrugëve.

“Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.

Ndihma:

Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri

+(355) (0)4224-7285

+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)

ACSTirana@state.gov

https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/

  • Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore

888-407-4747 ose 202-501-4444”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

/rtsh.al/