RTSH 24 Live

Kuriozitete

Projekti inovativ, nga një ish-aeroport me zona të minuara në Berlin në një nga qytetet më inteligjente në Europë

04/10/2022

Projekti inovativ, nga një ish-aeroport me zona të minuara në Berlin në një nga qytetet më inteligjente në Europë

Në ish-aeroportin Tegel në periferi të Berlinit vijon të zbulohen ende bomba nga dy luftërat botërore. Zona prej 495 hektarësh u bë shtëpia e aeroportit kryesor të qytetit në vitet 1970, por u mbyll në 2020 kur në fushat e saj vijonin të zbuloheshin bomba të pashpërthyera.

Që nga maji 2021, mbi 10 ton eksploziv dhe municione janë zhvendosur ose shpërthyer në mënyrë të sigurt brenda 20 hektarëve.

Por duket se Tegel nuk do të qëndrojë gjatë si një qytet i minuar, por do të kthehet në një nga qytetet më inovative me universitete dhe komunitete miqësor ndaj klimës.

Terminali i aeroportit, korridoret gjarpëruese, kulla e kontrollit të fluturimit tashmë do i përshtaten projektit të ri të cilësuar “Berlin TXL” i projektuar si një komunitet miqësor ndaj klimës plot me teknologji të qëndrueshme, me kampus universitar të integruar dhe qendra inovacioni për t'i çuar këto teknologji në të ardhmen.

Investimi do të kap vlerën 8 miliardë euros dhe do të bëhet një nga qytetet inteligjente më ambicioze në Evropë.

Projekti përfshinë ndërtimin e 5,000 shtëpive, 1000 bizneseve dhe kampusin për mbajtjen e 5000 studentëve.

/rtsh.al/