RTSH 24 Live

Sociale

Projekti i Muzeut "Besa" në  Festivalin Botëror të Arkitekturës 

09/07/2024

Projekti i Muzeut "Besa" në  Festivalin Botëror të Arkitekturës 

Projekti që fitoi si më i miri për të ndërtuar Muzeut "Besa" në Tiranë nga firma Oppenheim Architecture është përzgjedhur në listën e finalistëve kandidatë për trofe në  Festivalin Boteror të Arkitekturës. Një projekt unik dhe sfidues, firmosur nga studioja zvicerane Oppenheim Architecture  e fut Tiranën në hartën e vendeve me arkitekturën më të veçantë dhe domethënëse. 

Përzgjedhja është bërë në saje të një ndërthurje e trashëgimisë kulturore me elementët bashkëkohorë, veshur me një simbolikë të fuqishme, e cila ende ka shumë për t’i treguar botës. 

Projekti i firmës  Oppenheim Architecture u përzgjodh për të ndërtuar muzeun BESA mes 5 projekteve të paraqitura nga firma ndër me prestigjiozet, si MVRDV nga Holanda, “Emre Arolat Architecture” nga Turqia, “Schneider & Schumacher” nga Gjermania, “Cook Haffner Architecture Platform” nga Anglia. 

Muzeu do të jetë një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve në mbrojtjen e hebrejve gjatë Luftes se Dyte Botërore. Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve. 

Muzeu "Besa në Tiranë do të jetë i dyti në Shqipëri pas atij të Vlorës që i kushtohet kësaj rolit të shqiptarëve në ruajtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit. Një objekt me një ngarkesë të fortë shpirtërore, që do të dëshmojë për dimensionin e përjetshëm të shqiptarëve: BESËN, që nuk është thjesht mikpritje, nuk është thjesht sakrificë e një populli për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, por një kod nderi dhe mënyrë të jetuari.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /