RTSH 24 Live

Sociale

Tregu i orizit në Vlorë – Qeveria 30 milionë lekë për kthimin e tij në hapësirë të rëndësishme ekonomike

13 orë para

Tregu i orizit në Vlorë – Qeveria 30 milionë lekë për kthimin e tij në hapësirë të rëndësishme ekonomike

Tregu i Orizit në qytetin e Vlorës i cili mbetet tregu më i afërt për pjesën më të madhe të banorëve, i vendosur në qendër të qytetit do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Tregu është  mbyllur dhe hapur disa herë për shkak të mungesës së kushteve, megjithatë sot ai ende shërben si vend tregtimi I fruta perimeve dhe konfeksioneve.

Radio Televizioni Publik Shqiptar ka arritur të sigurojë  projekt-idenë  që ndodhet në Bashkinë e Vlorës. Investim prej 30 milion lekë , synon rivitalizimin e një hapësire të rëndësishme ekonomike në qytet, duke transformuar ish-Tregun e Orizit në qendër moderne të tregtisë dhe agro-ushqimit

Projekti i miratuar tashmë për tregun e Orizit do jetë një projekt pilot I cili pritet të përfshijë të gjithë hapësirën e tregut, ndërsa së shpejti nis puna për rikonceptimim e gjysmës së parë të tregut. Me modelin e kioskave multifunksionale.

/RTSH/