RTSH 24 Live

Sociale

Zbulohen pjesë të një skulpture antike në parkun e Amantias

7 orë para

Zbulohen pjesë të një skulpture antike në parkun e Amantias

Pjesë  të një vepre në skulpturë  janë zbuluar së fundmi në Parkun e Amantias. Drejtori i tij, Orges Feimi mendon se kjo duhet t’i përkasë shekullit I-rë apo II-të p.K.

Është konstatuar një element skulpture brenda parkut arkeologjik. Në vijim është marrë vendimi për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të skulpturës. Më pas skulptura të ruhet në ambienteve drejtorisë e më pas të jetë objekt studimi e më pas ekspozimi në muze", tha Feimi.

Skulptura, e cila ndodhet në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë nuk është zbuluar e gjitha, por vetëm disa pjesë të saj. Për më shumë  të dhëna në lidhje me kohën dhe rëndësinë e skulpturës duhet pritur fjala e specialistëve.

Gërmimet arkeologjike në këtë park vijojnë, të përqendruara në zonën që njihet si Logu i Pazarit.

/rtsh.al/