RTSH 24 Live

Sociale

Prodhimet bio të Kurjanit, Durim Bakaj ndan përvojën e tij me prodhimet pa kimikate

16/04/2024

Prodhimet bio të Kurjanit, Durim Bakaj ndan përvojën e tij me prodhimet pa kimikate

Durim Bakaj nga fshati Mbers i Roskovecit ka nisur vjeljen e dytë të domates dhe këtë vit prodhimi është i mbarë. Ka të mbjella me domate 3 dynym sera e parashikon që të marrë  100 kv për dynym.

“Ky është viti i tretë që mbjell serën dhe jam i kënaqur dhe jemi shumë të kënaqur”, tha Bakaj.

Ka zgjedhur që të mos përdorë kimikate për një prodhim më të shpejtë apo për sasi, synon vetëm cilësinë “Jo nuk përdorim kimikate dhe çdo gjë ne e kemi bio këtu”, shton ai.

Dhe kjo zgjedhje ka dhe rezultatin. Nuk ndodh që prodhimi t’i mbesë pa shitur.

Edhe Durimi e ka provuar emigracionin, por prej 10 vitesh është rikthyer të jetojë në vendlindjen e tij, e të jetojë mirë me atë që i fal toka.  

Zona e Kurjanit është e njohur jo vetëm për kultivimin e ullirit, por edhe në prodhimet bujqësore të serave.

RTSH