RTSH 24 Live

Ekonomi

Procesi i Berlinit kremton 10 vjetorin

24/09/2024

Procesi i Berlinit kremton 10 vjetorin

Procesi i Berlinit, platforma diplomatike që ka nxitur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, kremoi 10 vjetorin e aktivitetit.

Ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Goxhja njoftoi me këtë rast në rrjetet sociale se në sesionin plenar, së bashku me Ministrat e Ekonomisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministra të BE-së, OECD dhe sektorit privat, u diskutuan tema kyçe për të ardhmen e rajonit.

Bëhet fjalë për heqjen e barrierave teknike, fiskale dhe fizike për të lehtësuar tregtinë; pptimizimin e sistemeve doganore dhe linja e harmonizimit ligjor me BE; përmirësimin e infrastrukturës dhe digjitalizimit për një ekonomi konkurruese dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase për të nxitur rritjen ekonomike.

Zoti Gonxhja tha se Shqipëria theksoi progresin në fushën e CEFTA-s dhe Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, ku janë lehtësuar ndjeshëm tregtia e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizja e lirë e punonjësve, duke çuar në rritje të ndjeshme të volumit tregtar dhe bashkëpunimit rajonal.

"E ardhmja qëndron tek përfshirja e të gjithë aktorëve – qeverive, biznesit dhe shoqërisë civile – për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe rajon më të integruar" shkruan Ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Goxhja. 

/ rtsh.al /