RTSH 24 Live

Aktualitet

Privatizimi i 13 mijë m2 tokë shtet te Gjiri i Lalëzit, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës së Durrësit

6 orë para

Privatizimi i 13 mijë m2 tokë shtet te Gjiri i Lalëzit, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës, Ardian Kona.

Kona u arrestua tri ditë më parë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Rivlerësimi i masës së sigurisë është kryer në mungesë të tij, pasi ai ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas organit të akuzës, të përfaqësuar nga prokurorja Mediana Meta, Ardian Kona akuzohet për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke prej rreth 13,000 m² në Gjirin e Lalëzit. Tokës i është bërë regjistrimi pa dokumentacionin e duhur në emër të shtetasit Kujtim Demiraj. 

Për abuzimin  me pronat në janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës, Leonard Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës si dhe Arta Demiraj, përfituese.

Nga hetimi ka rezultuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqe 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.

/rtsh.al/