RTSH 24 Live

Rajon

Presidentja e Greqisë përfundon vizitën 3-ditore në Serbi

29/03/2023

Presidentja e Greqisë përfundon vizitën 3-ditore në Serbi

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, përfundon vizitën zyrtare 3-ditore në Serbi. Ajo është përcjellë këtë të mërkurë (29 mars) në aeroport nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.

Gjatë vizitës së saj, Sakelaropoulo është takuar me zyrtarët e lartë serbë, ndërsa ditën e djeshme (28 mars) është pritur nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ka deklaruar se Serbia e sheh Greqinë si një mik të vërtetë dhe të sinqertë dhe se mund të ndërmerren shumë hapa të tjerë në të gjitha fushat e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Po ashtu, presidenti Vuçiç tha se Serbia dhe Greqia konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të rezolutave të OKB-së dhe integritetit territorial.

/rtsh.al/