RTSH 24 Live

Konflikti në Lindjen e Mesme

Presidenti iranian: Izraeli po injoron rregullat e luftës, SHBA-ja dhe Evropa me standarde të dyfishta

14 orë para

Presidenti iranian: Izraeli po injoron rregullat e luftës, SHBA-ja dhe Evropa me standarde të dyfishta

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka akuzuar Izraelin për sulme pa dallim ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve, në operacionet e tij ushtarake. Ai kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për mbështetjen e asaj që ai e quajti një "qeveri barbare".

Duke folur në Teheran të martën, Pezeshkian pohoi se Izraeli po refuzonte të ndiqte rregullat e luftës dhe akuzoi aleatët e tij për standarde të dyfishta, duke vënë në dukje se Irani kritikohej shpesh për shkak të të drejtave të njeriut.

“Evropa dhe Amerika kanë vendosur një qeveri barbare këtu dhe disa njerëz që pretendojnë se mbështesin të drejtat e njeriut e mbrojnë atë. (Izraeli) nuk respekton asnjë kufi njerëzor, ai bombardon lehtësisht gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të rinjtë”, tha Pezeshkian.

“Është shumë interesante, ata flasin për të drejtat e njeriut dhe na thonë, 'pse e ekzekutoni një vrasës?' Por askush nuk i pyet këta njerëz jo burrëror 'pse vrisni gra dhe fëmijë të pafajshëm?'”, vazhdoi ai.

Vërejtjet e Pezeshkianit erdhën gjatë një ceremonie që festonte kthimin e pllakave argjile të lashta persiane nga Shtetet e Bashkuara.

/rtsh.al/