RTSH 24 Live

Aktualitet

Presidenti i Interpolit: Shqipëria një pjesëmarrëse aktive, ka rritur sigurinë tonë kibernetike

11/06/2024

Presidenti i Interpolit: Shqipëria një pjesëmarrëse aktive, ka rritur sigurinë tonë kibernetike

Presidenti i Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, ka vlerësuar bashkëpunimin me Shqipërinë si shembull i mirë për rritjen e sigurisë kibernetike, por edhe në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në operacionet e përbashkëta.

Nga Tirana, ku po zhvillohet konferenca e 51-të Rajonale e Interpolit, Al-Raisi tha se Policia Ndërkombëtare ka trajnuar dhe mbështetur 196 vendet anëtare kundër krimit dhe paligjshmërisë, për një botë më të sigurt.

Presidenti Naser Al-Raisi ka kërkuar që vendet të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin si dhe të shfrytëzojnë databazat e organizatës për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendet përkatëse, në Evropë dhe në botë.

“Të përmirësojmë strategjitë bashkëpunuese. Vendet anëtare të Interpolit ndajnë burime në cështje që kanë të bëjnë me interesa e projekte të përbashkëta dhe agjencitë ligjzbatuese si Europol dhe Frontex. Janë rritur akseset në këto institucione dhe trajnimet. Theksoj rolin e rëndësishëm të Interpol në mbështetje të vendeve partnere, bashkëpunimi me të cilët është gjithashtu i rëndësishëm.

Fal mbështetjes së Komitetit Ekzekutiv dhe Interpol kemi forcuar aftësitë policore në 196 vendet anëtarë. Ju inkurajoj të gjithëve që t’i përdorini databeset dhe të dhënat e Interpol për të mbështetur operacionet tuaj dhe të përditësoni të dhënat për të mbështetur inteligjencën tuaj dhe luftën ndaj krimit.

Marrim përgjegjësi për të siguruar integritetin e sistemit dhe do bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur vlerat e misionit tonë. Përgjatë dy ditëve në vazhdim do të adresojmë disa nga çështjet më të rëndësishme për sfidat që ka Evropa. Kjo iniciativë që ka për synim ndalimin e krimi kibernetik, që ka pasur arritje të rëndësishme duke përfshirë uljen deri në 70% të adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aksion reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i Interpolit.

Ahmed Naser Al-Raisi bëri edhe një rezyme të arritjeve të Interpolit gjatë 2023, ku ka bashkëpunuar me 29 shtete në luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës.

“Disa arritje kolektive në 2023, janë se INTERPOL me mbështetjen e vendeve anëtare ka bërë progres në Evropë. Kemi kryer 4 operacione kryesore në 29 vende anëtare që kanë mundësuar konfiskimin e 2.3 tonë të drogave ilegale. Një operacion kundër korrupsionit rezultoi me 4 të arrestuar në Moldavi dhe identifikimin e një rrjeti të gjerë abuzimi. Asgjë nuk do kishte qenë e mundur pa mbështetjen tuaj”, tha ai.

Konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL për Evropën zhvillohet në Tiranë më datat 11-13 qershor 2024, ku marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë.

/rtsh.al/