Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të pranojë shpërbërjen e Sirisë ose përçarjen e strukturës së saj unitare.
Ai shtoi se Turqia do të ndërhyjë nëse Siria shpërbëhet pas përmbysjes nga rebelët të regjimit të Presidentit Bashar Assad.
“Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Sirisë ose përçarjen e strukturës së saj unitare nën asnjë maskë. Nëse shohim një rrezik në këtë drejtim, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm me shpejtësi”, deklaroi Erdogan në një konferencë për shtyp.
Ergodan shtoi se i vetmi fat që i pret ata që zgjedhin terrotin dhe dhunën “është të varrosen në tokë me armët e tyre. Këtë e them hapur, asnjë fuqi nuk mund ta pengojë këtë”.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se çrrënjosja e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), është e afërt.
Kujtojmë se Turqia i sheh forcat kurdë të Sirisë si një kërcënim, ndërsa mbështet grupin rebel Hayat Tahrir al-Sham.
Turqia e klasifikon YPG- në si një organizatë terroriste dhe thotë se grupi është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar një kryengritje në Turqi që nga vitet 1980.
/rtsh.al/