RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Begaj nis vizitën në Itali, takohet me homologun e tij Sergio Mattarella

26/05/2023

Presidenti Begaj nis vizitën në Itali, takohet me homologun e tij Sergio Mattarella

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, nis vizitën zyrtare në Itali.

Sot (26 maj) Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. Mësohet se në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në qendër të bisedimeve do të jenë edhe rikonfirmimi i marrëdhënieve dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

/RTSH/