RTSH 24 Live

Aktualitet

Policia Rrugore bën bilancin: Rreth 9 mijë gjoba, 28 arrestime dhe procedime penale

08/09/2024

Policia Rrugore bën bilancin: Rreth 9 mijë gjoba, 28 arrestime dhe procedime penale

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të ditur bilancin për javën që lamë pas, ku shpjegohet se janë vendosur 9.858 gjoba, mesatarisht 1,408 në ditë për periudhën 01.09.2024 - 07.09.2024.

Referuar bilancit, policia shpjegon se janë bërë 28 arrestime dhe procedime penale, ku 8 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 persona për pa leje drejtimi, si edhe 3 të tjerë për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike.

Arrestime dhe procedime:

Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë

-28 arrestime dhe procedime penale

-8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

-6 persona për pa leje drejtimi

-11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit

-1 person u procedua për korupsion aktiv

-3 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

-9.858 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,408 në ditë

-64 masa për xhama të zinj

-842 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-246 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-613 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

-9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

-375 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

- 6.409 masa për qëndrim të gabuar.

-714 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

 Pezullime dhe bllokime:

-18 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

-41 raste për tejkalim shpejtësie

-24 raste të ndryshme

-12 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.

/rtsh.al/