Policia Rrugore e Tiranës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të drejtuesve të automjeteve të transportit publik (autobusë, taxi, furgona) në kryeqytet.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë 48 orëve të fundit i janë nënshtruar testit të alkoolit, 167 drejtues të automjeteve të transportit publik, me qëllim për t’ju siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.
“Policia rrugore e Tiranës, krahas punës për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, në fokus të punës së përditshmërisë së saj ka pasur dhe ka rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së qytetarëve që përdorin për të udhëtuar automjete të transportit publik.
Gjatë kontrolleve të kryera nuk është konstatuar asnjë drejtues automjeti i transportit publik nën ndikimin e alkoolit. Kontrollet do të vijojnë edhe në vazhdimësi.”, thuhet në njoftimin për shtyp, që shoqërohet edhe me një video të shpërndarë nga uniformat blu.
/rtsh.al/