RTSH 24 Live

Aktualitet

Fundjava në pikën e Morinit, afërsia gjeografike nxit lëvizjet e kuksianëve drejt Prizrenit

5 orë para

Fundjava në pikën e Morinit, afërsia gjeografike nxit lëvizjet e kuksianëve drejt Prizrenit

Kjo fundjavë duket e qetë sa i përket lëvizjes së automjeteve në pikën kufitare të Morinit.

Një prej arsyeve kryesore është muaji i Ramazanit, gjatë të cilit udhëtimet janë më të reduktuara.

Lëvizjet kryesore këtë të shtunë vijnë nga Shqipëria drejt Kosovës, kryesisht nga banorët e Kukësit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 9 mijë persona dhe 5,400 automjete.

Ndërkohë vijon kontrolli i automjeteve në përputhje me marrëveshjen e re, e cila ka hyrë në fuqi më 1 mars.

/rtsh.al/