RTSH 24 Live

Kronika

Policia e Shtetit: 23 operacione në 1 javë, 123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

25/09/2022

Policia e Shtetit: 23 operacione në 1 javë, 123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e operacioneve të kryera gjatë kësaj jave ku thuhet se janë zhvilluar 23 operacione, ndërsa 123 persona janë arrestuar, 266 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

Janë lokalizuar dhe kapur 21 persona në kërkim kombëtar.

Po gjatë kësaj jave janë pezulluar 368 leje drejtimi, nga të cilat: 297 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 38 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 36 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 31 raste.

Në bilanc thuhet se janë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

/rtsh.al/