RTSH 24 Live

Sociale

Pogradec, Terapi pune për personat me aftësi të kufizuar

23/01/2021

Pogradec, Terapi pune për personat me aftësi të kufizuar

“Mundësi integrimi për të rinjtë me aftësi të kufizuara “ është një projekt që po zbatohet për herë të parë në Bashknë e Pogradecit. Kjo është pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”.  Projekti konsiston në zgjerimin e shërbimeve për të rinjtë me AK, pranë Qendrës Komunitare për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet shtimit të terapisë së punës. Kjo do të bëhet e mundur përmes ngritjes së atelies së punimit të qeramikës, ku  këta të rinj do të aftësohen në bërjen e produkteve zbukuruese prej balte. Qëllimi i projektit është vijueshmëria e shërbimeve terapeutike në qendër, për të fituar aftësi në punë, si një mundësi më e mirë integrimi e këtyre të rinjve në shoqëri.

Për Bashkinë e Pogradecit pritshmëritë janë të shumta pasi kjo do të shtonte shërbimet në këtë qëndër komunitare, si dhe do të riste aftësinë e të rinjëvë për tu integruar në punimin e qeramikës. Po ashtu do të ndërgjegjësonte shoqërinë mbi integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes ekspozitave me punimet e tyre. Ky projekt mbështete nga UNDP dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.