RTSH 24 Live

Sociale

Podcast- Rama me mësuese: Nxitje arsimit profesional, vëmendje më e madhe për drejtëshkrimin e Gjuhës Shqipe

27/04/2024

Podcast- Rama me mësuese: Nxitje arsimit profesional, vëmendje më e madhe për drejtëshkrimin e Gjuhës Shqipe

Kryeministri Edi Rama, pati të ftuar në Podcastin e radhës, tri mësuese, nga shkolla të ndryshme të vendit, për të bashkëbiseduar me ta për problematikat e arsimit.

Juliana, mësuese matematike në Berat, Viola, mësuese IT dhe matematike në Shkodër dhe Valbona, mësuese gjuhe në Tiranë diskutuan situatën e arsimit, ku u ndalën edhe te arsimi profesional.

Ndonëse arsimi, ka ndryshuar krejtësisht metodologjitë dhe raporti mësues-nxënës-prond ndodhet në një fazë të re, kryeministri nuk e kurseu shqetësimin e tij për drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i presuar në mënyrë katastrofike nga e gjithë kjo prurje e përditshme në rrjetet sociale, e shkurtimeve, kapërcimeve, anashkalimeve të gramatikës. Më shqetëson kur shoh shkresat zyrtare”, tha Rama.

Gazetare: D. Shkodrani 

/rtsh.al/