RTSH 24 Live

Sociale

Valbona e lakmuara nga turistët, natyra, mikpritja dhe ushqimi mahnitin vizitorët

09/05/2024

Valbona e lakmuara nga turistët, natyra, mikpritja dhe ushqimi mahnitin vizitorët

Mikpritja mbetet një virtyt që vizitorët e huaj e ndeshin kudo në Shqipëri, deri në Alpet e largëta. Numri i lartë i turistëve drejt vendit tonë, vihet re çdo ditë e më shumë. Në Valbonë të Tropojës të shumtë janë vizitorët të ardhur nga shtetet e ndryshme të botës.

Një grup shokësh të ardhur nga Parisi vizituan Alpet e Shqipërisë.

“Kemi ardhur nga Parisi për të kaluar 2 javë e për të shijuar peizazhin e mrekullueshëm që ka Shqipëria. Këtu njerëzit janë të këndshëm dhe të ndihmojnë shumë për të t’u ndjerë komod. Një gjë tjetër e veçantë dhe e shijshme është ushqimi”.

"Është hera e parë, por jo e fundit për të vizituar Shqipërinë. Ata kanë ardhur me shoqen e tyre shqiptare. Mbi të gjitha ne po memorizojmë gjithçka të bukur nga këtu e do të kthehemi së shpejti

Mirëpo në Valbonën e kurorëzuar nga pisha e me peizazh përrallor nuk mund të mungonte as Klark, një turist i ardhur nga Gjermania, prej tre javësh ka bërë një tur të vendit nga Jugu në Veri.

Jam për herë të parë këtu, ditët e para vizitova Jugun e Shqipërisë ku kam parë mrekulli, ndërsa tani po shikoj Veriun dhe po ngjitem drejt Valbonës”.

Turistët kanë një përshtypje shumë të mirë për shqiptarët.

Njerëzit janë shumë të këndshëm, kam udhëtuar në shumë vende, por asnjëherë nuk kam gjetur njerëz si këtu as ne Europën perëndimore e as në atë jugore”

Ky sezon ka nisur i mbarë, me një numër të lartë turistësh, ku pritet që të dyfishohet numri gjatë verës.

/rtsh/