RTSH 24 Live

Sociale

Aktivitetet kulturore në Korçë, zbardhet kalendari i eventeve artistike për javët në vazhdim

09/05/2024

Aktivitetet kulturore në Korçë, zbardhet kalendari i eventeve artistike për javët në vazhdim

Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe kulturës kanë bërë së fundmi publik kalendarin e aktiviteteve kulturore e artistike për javët e ardhshme që pritet të gjallërojnë jetën në qytetin turistik të Korçës.

Koncerte e shfaqje të mrekullueshme në sheshet e ndryshme të qytetit, por edhe në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” do të sjellin të qytetarët një entuziazëm të bukur dhe argëtim pafund.

Benila Themeli, nënkryetare e bashkisë Korçë zbulon për qytetarët buqetën e aktiviteteve që pritet të pasojnë javët në vazhdim.

“Një kalendar i cili do të kulmojë nga maji deri në 8 qershor me festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Çdo fundjavë në Korçë, duke filluar që nga e premtja do të ketë gjallëri, koncerte në dy skena të cilat Bashkia i ka ngritur në sheshin e Pazarit dhe në zonën e pazarit. Do të kemi një akvititet të bukur, “Shpirti i Ballkanit” i cili është edhe ky një traditë disavjeçare”, tha nënkryetarja.

Korça është kthyer në një atraksion turistik edhe falë aktiviteteve të ndryshme që organizon në periudha të ndryshme të vitit, ndaj vizitorët e zgjedhin me kënaqësi këtë qytet që përveç mikpritjes, natyrës së bukur dhe gatimeve tradicionale, ofron dhe evente të ndryshme kulturore për të gjitha moshat.

/rtsh/