RTSH 24 Live

Aktualitet

Plumba në dritare e krisma të forta- Mbajti peng fëmijët e tij, gazetarja zbulon detaje të reja nga ngjarja e Durrësit

15/05/2024

Plumba në dritare e krisma të forta- Mbajti peng fëmijët e tij, gazetarja zbulon detaje të reja nga ngjarja e Durrësit

Gazetarja e RTSH Lusi Përgjegji ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” detaje shtesë mbi 40-vjeçarin që mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me armë.

Përgjegji shprehet se nga dëshmitë e siguruara nga banrët e pallatit, 40-vjeçari shfaqte shpeshherë sjellje të çuditshme dhe fëmijët i linte vetëm.

Ajo thekson se ka qenë pronari i shtëpisë me qira ku banonte përkohësisht 40-vjeçari ai që ka njoftuar policinë e Durrësit mbi të shtënat.

I ka qëlluar për një periudhë 2-3 orë me kallashnikov në drejtim të dritares. Aleks Marku ishte larguar nga qyteti i Lezhës së bashku me dy fëmijët e tij pas një konflikti që kishte pasur me gruan dhe ishte pozicionuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës për të pushuar. Banorët e pallatit janë shprehur se kishte shfaqur sjellje të çuditshme dhe i linte fëmijët vetëm vazhdimisht në momentin që dilnin në plazh. Ishte pronari i shtëpive me qira dhe banorët e zonës që pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë njoftuar policinë.

Ka qenë ndërhyrja e RENEA-s që kanë negociuar përreth tre orë me Aleks Markun për të bërë neutralizimin e tij”, tha Përgjegji.

Gazetarja ka bërë me dije ndër të tjera se bashkëshortja e 40-vjeçarit ishte larguar në Itali një muaj më parë pas konflikteve që kishte pasur me bashkëshortin dhe se do kthehet në Shqipëri për të marrë fëmijët e saj.

Përgjegji deklaroi po ashtu se bashkëshortja e tij e ka denoncuar disa herë në polici 40-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve, por nuk e kishte tërhequr urdhrin e mbrojtjes.

Aleks Marku ka dëgjuar nga forcat RENEA se “je në besën tonë” dhe është dorëzuar. Dy fëmijët janë marrë nga shërbimet policore dhe kanë rrëfyer se janë ndjerë të frikësuar nga ajo që babai i tyre ka shkaktuar dhe i kanë kërkuar mes ulërimash të ndalonte së qëlluari.

Brenda banesës ku janë bërë kontrollet janë gjetur gjurmë lëndësh narkotike dhe mendohet të ketë qenë nën efektin e tyre në momentin e ngjarjes, por dyshohet gjithashtu të ketë probleme të shëndetit mendor.

Aleks Marku akuzohet për disa vepra penale.  Bashkëshortja e Aleks Markut ndodhet në Itali. Ajo do i drejtohet Shqipërisë për tu takuar me fëmijët e saj. Kishte një muaj që ishte larguar në Itali pas konflikteve që kishte pasur me bashkëshortin e saj. Kishte bërë dy kallëzime në polici për bashkëshortin dhe ishin caktuar seancat gjyqësore nga prokuroria e Lezhës, ku më 14.12.2023 ka qenë seanca e parë dhe më 27.03.2024 ka qenë seanca e dytë.

Ajo e akuzonte burrin për dhunë fizike e psikologjike, por nuk ishte paraqitur në gjykatë për të marrë urdhrin e mbrojtjes.

Ajo ka deklaruar se Marku kishte shkelur njëherë një urdhër-mbrojtje në Itali për dhunë në familje”, tha Përgjegji ndërsa shtoi se shenjat e plumbave në dritaren e banesës ku jetonte 40-vjeçari me fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç janë mjaft të dukshme.

“Kanë qenë në katin e parë të një pallati dhe duken shenjat e lëna në grilat e dritareve”, tha ajo.