RTSH 24 Live

Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin

5 orë para

Planifikuan vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan vrasjen e Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, i cili fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

Gjatë leximit të vendimit, Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë Amarildo Nikolli dhe përfaqësuesve të SPAK, duke i kërcënuar e fyer ata.

Luzi dhe Korroveshi dyshohen si personat e interesuar për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Atentati u parandalua falë ndërhyrjes në kohë të policisë, ku arrestoi në flagrancë autorin Amarildo Nikolli dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas SPAK atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, u porosit për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit”, ndërsa për atentatin u pagua Leonard Luzi ( Zejno, Sejno).

Ka qenë Amarildo Nikolli që ka treguar të gjithë ngjarjen duke bashkëpunuar me drejtësinë, duke nxjerrë edhe emrin e Leonard Luzit  si organizator i atentatit ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla i njohur me shkurtimin e emrit “Ini”.

/rtsh.al/